Koalicioni të drejta të barabarta për të gjithë (ERAC) bashkon shtatë (7) OJQ-të që punojnë në fushën e sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore në bashkëpunim të ngushtë me nëntëmbëdhjetë (19) OJQ të cilat punojnënënivel lokal, me një fokus të veçantë në krijimin e një rrjeti të qëndrueshëm të OJQ-ve që janë aktive në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtat themelore të grupeve të rrezikuara dhe/ose të margjinalizuara (GRM-ve). Fokusi specifik i projektit janë këto grupe: komunitetet jo-shumicë, gratë, rinia, dhe komuniteti LGBT. Edhe pse punojnë apo shtrijnë veprimet e tyre në tema dhe çështje të ngjashme, këtyre OJQ-ve u mungon bashkëpunimi dhe shpesh përqendrimi i punës së tyre është i ndarë në bazë të grupeve të veçanta të synuara, me të cilat punojnë ato, apo i ndarë sipas rajoneve ku ato shtrijnë aktivitetet e tyre. Me krijimin e një bashkëpunimi strukturor në mes të OJQ-ve të përzgjedhura dhe me ofrimin e mundësive formale për mësim të vazhdueshëm, veprimi gjeneron shkëmbimin e njohurive dhe përvojës në mes të OJQ-ve (duke përfshirë përvojën në çështjet institucionale), për të forcuar kapacitetet e tyre për avokim me institucionet qendrore dhe komunale, dhe për të rritur dukshmërinë e tyre në terren.
Ky raport është punuar në kuadër të kornizës së Projektit ERAC “Koalicioni Drejta të Barabarta për të Gjithë” dhe analizon gjendjen e tanishme të rregullimit të bashkësive civile, duke i theksuar martesat e personave me gjini të njejtë në nivel vendor, rajonal dhe ndërkombëtar. Raporti synon të ofrojë argumente për cështje kushtetuese që janë ngritur me dispozita të draftit të Kodit Civil lidhur me martesën dhe propozon dispozita konkrete ligjore për të eliminua
Read More