WHO
WE ARE

Koalicioni të drejta të barabarta për të gjithë (ERAC) bashkon shtatë (7) OJQ-të që punojnë në fushën e sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore në bashkëpunim të ngushtë me nëntëmbëdhjetë (19) OJQ të cilat punojnënënivel lokal, me një fokus të veçantë në krijimin e një rrjeti të qëndrueshëm të OJQ-ve që janë aktive në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtat themelore të grupeve të rrezikuara dhe/ose të margjinalizuara (GRM-ve). Fokusi specifik i projektit janë këto grupe: komunitetet jo-shumicë, gratë, rinia, dhe komuniteti LGBT. Edhe pse punojnë apo shtrijnë veprimet e tyre në tema dhe çështje të ngjashme, këtyre OJQ-ve u mungon bashkëpunimi dhe shpesh përqendrimi i punës së tyre është i ndarë në bazë të grupeve të veçanta të synuara, me të cilat punojnë ato, apo i ndarë sipas rajoneve ku ato shtrijnë aktivitetet e tyre. Me krijimin e një bashkëpunimi strukturor në mes të OJQ-ve të përzgjedhura dhe me ofrimin e mundësive formale për mësim të vazhdueshëm, veprimi gjeneron shkëmbimin e njohurive dhe përvojës në mes të OJQ-ve (duke përfshirë përvojën në çështjet institucionale), për të forcuar kapacitetet e tyre për avokim me institucionet qendrore dhe komunale, dhe për të rritur dukshmërinë e tyre në terren.

Recent Stories