EQUAL RIGHTS
FOR ALL
COALITION

Misioni

Krijimi dhe mbajtja e një koalicioni efektiv të OJQ-ve me bazë në terren dhe të atyre të mesme që punojnë në fushën e të drejtave të njeriut me qëllimin kryesor për të forcuar kapacitetet e tyre për të avokuar për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të grupeve të rrezikuara dhe të margjinalizuara (GRM-ve) të përzgjedhura për tu trajtuar nga veprimet e projektit.

Ky projekt krijon dhe mban një koalicion efektiv të OJQ-ve që ka për qëllim forcimin e kapaciteteve të OJQ-ve pjesëmarrëse për të avokuar për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të GRM-ve të përzgjedhura: pjesëtarëve të komunitetit LGBT, grave, të rinjve dhe komuniteteve pakicë.

ERAC ka objektivat e veçanta si më poshtë:

  • Krijimi i një rrjeti bashkëpunues të OJQ-ve me bazë në terren dhe atyre të mesme që ofrojnë ndihmë efikase dhe mbështetje për pjesëtarët e GRM-ve që përballen me qasje të kufizuar në të drejtat themelore të njeriut;
  • Vendosja një pjesëmarrje kuptimplote dhe të informuar, në procesin e vendimmarrjes dhe të krijimit të
    politikave të qeverisë, për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të GRM-ve në bazë të hulumtimit të politikave shumë disiplinore dhe sektoriale;
  • Forcimi i (a) kapaciteteve institucionale (në fushat e komunikimit, koordinimit, llogaridhënies dhe transparencës) dhe (b) aftësive ndërdisiplinore (hulumtimit, monitorimit, ligjore të përcaktuara, avokimit, fusha të ndryshme të të drejtave të njeriut dhe GRM-ve) të OJQ- ve pjesëmarrëse;
  • Ngritja e vetëdijes së përgjithshme mbi rolin e shoqërisë civile në demokracinë pjesëmarrëse dhe në veçanti në lidhje me të drejtat themelore për të gjithë.

Idea e Projekti

Koalicioni të drejta të barabarta për të gjithë (ERAC) bashkon shtatë (7) OJQ-të që punojnë në fushën e sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore në bashkëpunim të ngushtë me nëntëmbëdhjetë (19) OJQ të cilat punojnë në nivel lokal, me një fokus të veçantë në krijimin e një rrjeti të qëndrueshëm të OJQ-ve që janë aktive në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtat themelore të grupeve të rrezikuara dhe/ose të margjinalizuara (GRM-ve). Fokusi specifik i projektit janë këto grupe: komunitetet jo-shumicë, gratë, rinia, dhe komuniteti LGBT. Edhe pse punojnë apo shtrijnë veprimet e tyre në tema dhe çështje të ngjashme, këtyre OJQ-ve u mungon bashkëpunimi dhe shpesh përqendrimi i punës së tyre është i ndarë në bazë të grupeve të veçanta të synuara, me të cilat punojnë ato, apo i ndarë sipas rajoneve ku ato shtrijnë aktivitetet e tyre. Me krijimin e një bashkëpunimi strukturor në mes të OJQ-ve të përzgjedhura dhe me ofrimin e mundësive formale për mësim të vazhdueshëm, veprimi gjeneron shkëmbimin e njohurive dhe përvojës në mes të OJQ-ve (duke përfshirë përvojën në çështjet institucionale), për të forcuar kapacitetet e tyre

The Coalition

  • ECMI Kosova

    Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve në Kosovë (ECMI Kosova) është organizata kryesore joqeveritare e angazhuar me çështje të komuniteteve pakicë dhe marrëdhënie ndëretnike në Kosovë. ECMI Kosova shtrinë aktivitetin e saj në tre fusha kryesore: (1) Ngritjen e kapaciteteve dhe ofrimin e rekomandimeve për zhvillim të politikave për institucionet qeveritare në mënyrë që ato të funksionojnë në mënyrë të ndjeshme, të përgjegjshme dhe transparente karshi komuniteteve; (2) Fuqizimin e organizatave të shoqërisë civile brenda komuniteteve për të marrë pjesë në mënyrë efektive në vendimmarrje dhe për të avokuar për të drejtat e tyre; (3) Rritjen e ndërgjegjësimit dhe informimin e publikut në lidhje me situatënn në të cilën ndodhen komunitetet pakicë në Kosovë.
    VISIT SITE
  • KGSC

    Misioni i Qendrës Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ) është integrimi i perspektives gjinore në të gjitha analizat, programet dhe politikat e të gjitha sektorëve të shoqërisë kosovare, përmes ngritjes së vetëdijes për çështje gjinore, zhvillimit të studimeve gjinore, krijimit të politikave të ndjeshme nga aspekti gjinore; përmes hulumtimeve; zhvillimit të politikave, avokimit dhe lobimit.   QKSGJ është një organizatë e fokusuar në çështje gjinore në Kosovë dhe rajon. Në, pothuajse, 14 vite të ekzistencës së saj, QKSGJ ka kontribuar në integrimin gjinor dhe arritjen e barazisë gjinore në të gjitha sferat e jetës në Republikën e Kosovës. QKSGJ ka realizuar mbi 50 projekte në fushën e të drejtave të grave dhe atë të barazisë gjinore. Ekspertizën dhe përvoja e tyre në fushat e avokimit, monitorimit dhe hulumtimit, si dhe fushata ndërgjegjësimi ofron një vlerë të shtuar për aktivitetet e projektit. QKSGJ deri më tash ka qenë një organizatë pioniere në kundërshtimin e sistemit diskriminues në Kosovë, normave sociale dhe standardeve të dyfishta, dhe ka qenë shumë efektive në monitorimin e institucioneve publike në zbatimin e politikave dhe ligjeve përkatëse gjinore.
    VISIT SITE
  • CSGD

    Qendra për zhvillimin e grupeve shoqërore (QZhGSh) është një organizatë jo-qeveritare që mbron dhe promovon të drejtat e komunitetit LGBT në Kosovë. Fokusi kryesor i QZhGSh-së është në: (1) Fuqizimin e komunitetit LGBT; (2) Avokimi dhe lobimi për të drejtat e njeriut të pjesëtarëve të komunitetit LGBT; dhe (3) rritjen e ndërgjegjësimit të shoqërisë në lidhje me çështjet me të cilat përballen pjesëtarët e komunitetit LGBT.
    VISIT SITE
  • CEL Kosova

    Qendra për Barazi dhe Liri të pjesëtarëve të komunitetit LGBT në Kosovë (CEL) është themeluar në korrik të vitit 2013, me qëllim të fuqizimit të komunitetin LGBT në Kosovë, të parandalimit të diskriminimit në bazë të orientimit seksual, të rritjes së ndërgjegjësimit të popullsisë mbi të drejtat e pjesëtarëve të komunitetit LGBT dhe me qëllim të avokimit për të drejtat e barabarta dhe jo-diskriminimit të pjesëtarëve të komunitetit LGBT në Kosovë, në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. CEL gjithashtu synon të forcojë kuadrin ligjor në vend me efekt dhe ndikim tek pjesëtarët e komunitetit LGBT, si dhe të rris nivelin e pjesëmarrjes aktive të pjesëtarëve të komunitetit LGBT në Kosovë në mekanizmat përkatës ndërkombëtarë dhe rajonalë dhe në projekte të dobishme për pjesëtarët e komunitetin dhe shoqërinë në përgjithësi.
    VISIT SITE
  • YIHR KS

    Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS) është një organizatë jo-qeveritare aktive në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, veçanërisht të drejtat e të rinjve. YIHR ka (1) kontribuar në forcimin e sundimit të ligjit përmes dokumentimit, raportimit dhe avokimit për zbatimin e legjislacionit që siguron të drejtat e njeriut për të gjithë; (2) promovuar të drejtat e njeriut nëpërmjet edukimit, aktivizmit qytetarë, fushatave, rrjeteve lokale dhe rajonale, dhe rritjes së nivelit të të menduarit kritik në mesin e të rinjve; dhe (3) kanë zhvilluar aktivitete për fuqizimin e procesit të ballafaqimit me të kaluarën duke krijuar lidhje të reja mes të rinjve nga grupe të ndryshme etnike në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.
    VISIT SITE
  • CLARD

    Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional (CLARD) ka një përvojë të shkëlqyer në dhënien apo ofrimin e ndihmës ligjore dhe përfaqësimit pa pagesë para gjykatave për çështje administrative, civile dhe penale për grupet e rrezikuara dhe të margjinalizuara, CLARD gjithashtu ka ekspertizë të fortë në proceset strategjike gjyqësore dhe hulumtimin e çështjeve ligjore që ndikojnë në GRM-të. Përveç zyrës kryesore në Prishtinë, CLARD gjithashtu ka edhe ekipe mobile që punojnë për identifikimin e rasteve në klinikat juridike të vendosura në tërë Kosovën.
    VISIT SITE
  • Kosovo 2.0

    Glocal Kosova është një media e pavarur, e bazuar në themelet dhe qasjen e gazetarisë avokuese. Kosovo 2.0 raporton dhe shqyrton gjendjen e çështjeve të rëndësishme politike/sociale në Kosovë, por edhe angazhohet drejt ndryshimeve dhe reformave të domosdoshme. Kjo përfshin aktivitete dhe veprime në fushën e barazisë gjinore, të drejtave të njeriut, pjesëmarrjes dhe aktivizmit qytetarë, qasjes më të madhe në informata dhe në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike. Kosovo 2.0 drejton një rrjet të kontribuuesve dhe blogerëve nga e gjithë Kosova dhe rajoni dhe është një nga pak mediet e pavarura që ndan kritika dhe analiza të informuara.
    VISIT SITE